Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Seria A, fitore të vuajtura për Romën e Fiorentinën

omRoma i jep vazhdimësi paraqitjes së shkëlqyer ndaj Juventusin, duke fituar edhe derbin e parë rajonal në Serinë A. Verdhekuqtë e Rudi Garcias fituan 2-0 përballë debutuesve të Frosinones, duke i shkaktuar skuadrës modeste disfatën e tretë në po kaq ndeshje.

Rezultati i prish festën 10 mijë tifozëve të pranishëm në stadiumin “Matusa”  dhe një numri të konsiderueshëm personash që zgjodhën mënyra alternative për të ndjekur përballjen. Edin Dzeko në të 11-ën kishte shansin të zhbllokonte rezultatin, por sulmuesi gaboi në finalizim nga pozicion fare pranë portës.  Përballë një kundërshtari tepër të mbyllur në mbrojtje, Roma vuajti në fazën ofensive, por edhe mund të pësonte. Frosinone ishte pranë golit në minutën e 21-të me Rosin, goditja e të cilit ishte e pafat. Pak çaste më pas portieri Szczesny i mohoi golin Tonev , duke e larguar me majën e gishtave tentativën e shkëlqyer të mesfushorit bullgar.

Pikërisht në momentin më të vështirë, Roma zhbllokoi shifrat në të 44-tën me Iago Falque, që iu vodh mbrojtës kundërshtare dhe fare pranë portës nuk gaboi.  Me avantazhin e një goli, verdhekuqtë kontrolluan lojën thuajse gjatë gjithë fraksionit të dytë. Vetëm në minutat finale, kur Frosinone tentoi të merrte të paktën një pikë, Roma shfrytëzoi hapësirat. Traversa e goditur nga Florenzi në të 84-tën ishte sinjali i golit të sigurisë, që erdhi në minutën e tretë të kohës shtesë nga Iturrbe. Argjentinasi i aktivizuar në minutat e fundit, shënoi pas pasimit të Salah, një tjetër lojtari të aktivizuar nga stoli.

Fiton edhe Fiorentina përballë Genoas. Sfida në Franchi, e mbyllur me rezultatin 1-0 shërbeu jo vetëm si rikthim pas disfatës në Torino, por edhe për të riparë sulmuesin Giuseppe Rossi në formacionin titullar pas 482 ditëve.

Me Genoan që mendonte më tepër për mbrojtjen, ndeshja dhuroi pak emocione. Me lojtarët kryesorë të bllokuar, Fiorentina vuajti për një orë. Kur kronometri tregonte 60 minuta lojë, Babacar zhbllokoi rezultatin, duke devijuar saktë me kokë harkimin e Borja Valero-s. Fiorentina arriti të ruante avantazhin megjithë inferioritetin numerik pas kartonit të kuq të Badlej dhe në fund regjistron suksesin e dytë sezonal. Supersport

Leave A Reply

Your email address will not be published.