Nishani: Shqipëria, shembull unik i bashkëjetesës fetare

Politikë

nishani20155Në ditën e tretë të aktivitetit “Lutja e Paqes” që zhvillohet në Tiranë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se organizimi i këtij dialogu në vendin tonë dhe mesazhet që dalin prej tij “janë një pasuri e madhe për Shqipërinë dhe për të gjithë Botën”.

“Paqja dhe liria e besimit sjellin humanizmin. Njerëzit e duan paqen dhe lirinë, pavarësisht besimit të tyre. Shqiptarët kanë udhëtuar në histori krah për krah. Shqipëria është një shembull frymëzues dhe unik për bashkëjetesën fetare”, tha Nishani në fjalën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti shtoi se “askush nuk është imun ndaj instrumentalizmit fetar” dhe se “duhet vullnet për të siguruar paqe, demokraci dhe liri besimi” në shoqëritë tona.

ME TE LEXUARAT