Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Aktgjykimi ndaj djalit të kryeministrit pritet të shpallet më 20 tetor

mustafa-pushimeBesnik Mustafës, djalit të kryeministrit Isa Mustafa, dhe gjashtë personave të tjerë, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim, pritet t`u shpallet aktgjykimi më 20 tetor.

Kështu ka planifikuar Gjykata. Trupi gjykues këtë informatë e ka bërë publike të hënën në seancë gjyqësore, e cila u mbajt në Gjykatën Themelore në Kaçanik, shkruan sot “Koha Ditore”.

“E kemi llogaritur deri më 20 tetor të përfundojë gjithçka, nëse gjërat shkojnë ashtu siç i kemi planifikuar”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Musa Kongjeli.

Ai po ashtu ka njoftuar palët se kanë zgjedhur një ekspert për të bërë ekspertizën financiare, me të cilin propozim u pajtuan të gjithë.

Të shtatë të akuzuarit po përballen me drejtësinë për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, si dhe për mashtrim që lidhen me ngjarjen e anulimit të fluturimeve të më shumë se 1.600 udhëtarëve në vitin 2009, të cilët kishin mbetur në Aeroportin e Prishtinës

Leave A Reply

Your email address will not be published.