Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Tahiri i shkon Llallës në zyrë: I kërkova të më hetojë për akuzat e opozitës

tahiri-llalla15Ministri i Brendshem Saimir Tahiri shkoi ne zyren e prokurorit te pergjithshem Adriatik Llalla diten e sotme. Sipas vete deklarates se Tahirit pas takimit me kryeprokurorin, akuzat e hedhura në publik nga një ish-oficer policie dhe nga opozita kanë qenë objekt i bisedës së zhvilluar mes këtij të fundit dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Takimi mes dy zyrtarëve filloi rreth orës 17:00 dhe ka zgjatur për 40 minuta. Në fund të tij, ministri Tahiri, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve tha se akuzat e hedhura në publik në drejtim të tij do të jenë objekt hetimi nga organi qendror i akuzës.

“Kërkova që Prokuroria të nisë hetimet për gjithçka është hedhur në publik nga politika dhe ish-oficerë të policisë. Ajo që më intereson më shumë në këto momente është që të hetojnë institucionet. Politika të heshtë dhe të flasë atëherë kur të kenë përfunduar hetimet”, tha Tahiri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.