Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Range Rover prezanton super-makinen e blinduar


Range Roveri ka paraqitur makinën e parë të blinduar, Range Rover Sentinel.

Makina ka marrë certifikimin VR8, nivelin që do të thotë se ajo mund të përballojë plumba 7.62 mm, deri edhe kallashnikovin. Forca e blinduar e kësaj makine është e jashtëzakonshme dhe mund të përballoj shpërthim edhe nga 15 kg TNT anësore.

Gjithashtu kjo makinë ofron mbrojtje kundër granatave nën dysheme, si dhe nga tavani.

Motori i zgjedhur për këtë makinë është një V6 3.0 Supercharged, i cili prodhon 340 kuaj fuqi, dhe ka një marsh automatik me 8 shpejtësi.

Në rast emergjent kur dyert kryesore janë bllokuar, ka një sistem shpëtimi të vendosur prapa sediljeve të pasme, e cila lejon shoferin dhe pasagjerët të dalin nga makina.

Makina Range Rover Sentinel do jetë në dispozicion këtë muaj dhe ka një çmim më pak se 400.000 euro, dhe vjen me një garanci 3 vite ose 50.000 milje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.