Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Acer” prezanton telefonin që kthehet në kompiuter

acer20155Kompania “Acer” ka prezantuar produktin “PC Phone” e parë. Behet fjale per një telefon me sistemin operativ Windows 10 që do të funksionojë dhe si kompjuter, falë Continuum të Microsoft.

Pajisja, me emrin Jade Primo, do të shitet bashkë me një sërë aksesorësh, përfshi tastierë, një maus me wireless.

Telefoni ka një kamera prej 21 megapiksel, me flesh dual- LED, një ekran AMOLED 5.5 inç, dhe furnizohet nga një proçesor Qualcomm 808 Snapdragon.

Acer megjithatë nuk bën të ditur se kur do të dalë pajisja në treg dhe sa do të kushtojë, por duket se ëndrra për një kompjuter xhepi (Pocket PC) po rikthehet, shkruan “The Verge”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.