Policia zbardh planin e masave, 811 policë për mbarëvajtjen e Shqipëri-Portugali

Aktualitet

elbasan-arenaDrejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative  në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më normal të ndeshjes Shqipëri-Portugali,    e cila do të zhvillohet më datë   07.09.2015,  në  orën  20:45, në Stadiumin Elbasan Arena.

Sa me sipër, lutemi qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, lidhur me  bllokimin e disa segmenteve rrugore si dhe ndalimin e qarkullimit të mjeteve në :

    Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

    Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

  1. Do të bllokohet shëtitorja nga Stadiumi deri tek 1 maji
  2. Nga Bashkia deri në  dalje  të  Unazës

3- Nuk do të lejohen parkimet në sheshin përpara Pallatit Sportit

  1. Nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës
  2. Nuk  do  të  lejohet  parakimi  I  automjeteve para  stadiumit.
  3. Nga   Bulevardi  kryesor   deri  në  Stadium  do   të  ndërpritet    dhe   nuk   do të  lejohet   hyrja   e   mjeteve.

Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të jetë 2 orë para ndeshjes. me qellim shmangien e radhëve    të   gjata  në hyrje për në Stadium.

Lidhur me ndeshjen    Policia   e  shtetit   do   të  angazhojë   811  punonjës  policie,    nga   Drejtoritë   e   Policisë   Qarqeve   të   tjera do të angazhohen  550  punonjës   policie.  Ndërsa   nga   Drejtoria   e  policisë  qarkut   Elbasan   do  të   angazhohen    261  punonjës   policie    dhe  32   automjete,  konkretisht:

  1.    50  punonjës  policie, nga Sektori qarkullimit rrugor,

  1.   128   punonjës policienga Seksioni Rendit,

  1.    27   punonjës policie nga Seksioni i parandalimit të  hetimit të krimeve,

  1. 56punonjës policie  nga    Sektorët   në  Drejtori.

Nuk do te lejohet  marrja e femijëve të  mitur pa u pajisur me biletë

Të gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet janë  të  lutur të  mos kenë  me vete:

a) sende të forta

b) shishe (të  cfarëdolloji)

c) fishekzjarre

Në të kundert NUK do të lejohen në hyrje të stadiumit

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.

Të  gjitha  lokalet   në  afërsi  të  Stadiumit  nga  ora   12:00   dhe  deri   në  përfundim të   ndeshjes të  marrin  masa  për  tu  mbyllur.

Drejtoria Policisë Elbasan i  kërkon qytetarëve që të miniminojnë  më datë 7 Shtator     2015,  lëvizjen e tyre me automjet   brënda qytetit të  Elbasanit, c’ka do të  sillte   një ndihmesë  të  madhe në zhvillimin e këtij aktiviteti.

ME TE LEXUARAT