Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ferrari rikthen modelin legjendar

ferrariModeli Ferrari Dino është zbuluar këto ditë nga faqja e famshme TopSpeed.

Ishte raportuar se Ferrari është duke punuar në pasardhësin e veturës legjendare Dino, por thuhet se modeli i ri do të lansohet në fund të kësaj dekade. Nuk është konfirmuar data e saktë, mirëpo raportohet se vetura e re do të prezantohet pas 2 apo 3 vjetësh.

Me një çmim prej 185 mijë eurove, modeli pritet të jetë më i lehtë dhe më i vogël sesa modeli 488 GTB dhe do të ketë një motor të përmirësuar 2.9-litra V6 biturbo, të bazuar në Alfa Romeo Giulia QV, transmeton Koha.

Supervetura do të ofrohet me dy modele – atë me 450 kuajfuqi dhe tjetri me 600 kuajfuqi.

Sipas spekulimeve të fundit, Ferrari tashmë ka filluar me testimin e Dinos, duke përdorur serinë 488 GTB. Prototipi i parë do të testohet vitin e ardhshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet