Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ballisti rrezikon të mos marrë pjesë në ndeshjen me Portugalinë

ballisti2015Ndeshja e nesërme e kombëtares shqiptare kunder Portugalisë si vendas padyshim se është shumë e rëndësishme në kuadër të kualifikimt për Euro 2016.

Sikurse në çdo ndeshje tjetër të ekipit të zemrës as në të rradhës që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, normalisht nuk do të duhej të mungonte ikona e momentit historik të dronit në Beograd, Ismail Morina.

Por pjesëmarrja e Ballistit në ndeshjen e nesërme mund të rrezikohet shkaku i problemeve në fluturime për të cilat u raportua sot në media.

Ballisti nuk do të mund të mbërrijë deri nesër në Prishtinë, për të marrë pastaj rrugë drejt “Elbasan Arena”.Ndryshe, Morina do të qëndrojë sonte në hotel ne Munich.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet