Vetëvendosje: U arrestuan 4 aktivistë

Kosovë&Rajon

vetevendosja15Policia e Kosovës arrestoi katër aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, tek po shkruanin parulla kundër "Zajednicës". Pamundësinë e argumentimit në favor të "Zajednicës", Qeveria e Isa Mustafës po e shprehë me dhunë e represion, tashmë sistematik, ndaj kundërshtarëve.Prej momentit të nënshkrimit të kësaj marrëveshje e deri sot, pothuajse nuk ka ditë që nuk arrestohen e përndjeken aktivistët e VETËVENDOJSE!-s, thjesht sepse shkruajnë parulla apo shpërndajnë fletushka. Kjo gjendje e dhunës është e papranueshme dhe po e tensionon situatën. Qeveria e Kosovës nuk mund ta shuaj pakënaqësinë qytetare, përmes përndjekjeve dhe arrestimeve.

Isa Mustafa duhet ta kuptojë që as sistemi i kaluar, pjesë e të cilit ka qenë, nuk ka arritur ta ndalë rezistencën qytetare, përmes represionit. Aktivistët e arrestuar janë: 1. Arsim Maqastena; 2. Artan Krasniqi; 3. Faton Shabani; 4. Naim Bunjaku.

ME TE LEXUARAT