Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Komandanti i NATO-s për Evropën viziton sot Kosovën

natooKomandanti suprem i NATO-s për Evropën, gjeneral Philip Breedlove sot do ta vizitojë Kosovën.

Ai së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Gugliemo Luigi Miglietta do të mbajnë një konferencë për media në ora 15:00, në Aeroportin Ushtarak në Sllatinë.

Kjo nuk është hera e parë që gjenerali Philip Breedlove viziton Kosovën. Ai për herë të fundit ka vizituar KFOR-in në shkurt të këtij viti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet