Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shkojnë për t’i prerë energjinë, familjari i pret me kallash

energjiPolicia ka arrestuar një person në Istog pasi që i njëjti ua ka drejtuar kallashnikovin dy punëtoreve të KEDS-it.

Sipas raportit 24 orësh policia ka arrestuar të dyshuarin pasi që ua ka drejtuar armën e cila dyshohet se ishte AK-47 dy viktimave, punëtorë të KEDS-it, të cilët kishin shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për ta shkyçur nga rrjeti elektrik.

Njësitë policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet