Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Haradinaj viziton Trepçën: Pasuri jetike për Kosovën

haradinajKryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar të enjten gjatë një vizite në minierën e Trepçës se kjo ndërmarrje është një pasuri me rëndësi jetike për Kosovën.

Haradinaj tha se, Kosova në asnjë rrethanë nuk duhet të humbasë pronësinë mbi Trepçën, por duhet të arrihet një partneritet publiko-privat, “që do ta aktivizonte këtë gjigand të fjetur të ekonomisë kosovare”.

“Administrimi i mëtejshëm i Trepçës nga AKP-ja nuk sjell zhvillim, as për Trepçën e as për ekonominë e Kosovës. Ajo sjell një administrim të gjendjes së saj ekzistuese, që është koncept i gabuar e i papranueshëm”, ka thënë Haradinaj.

Ai është shprehur se, riaktivizimi i Trepçës në gjithë kapacitetin e saj nënkupton zhvillim për tërë vendin. “Prandaj institucionet e Kosovës duhet të merren urgjentisht me këtë çështje. Situata aktuale është e papranueshme”, ka shtuar kreu i AAK-së.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. i huaji says

    pasuri jetike per eliten ska met vend ku me plackit ti shfrytzojn pasurit nentoksore se populli u rrjep ma si ka met gja veq ju pasurohuni ….

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet