Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vlore, policia zbulon 18 parcela me kanabis

policiPolicia ka zbuluar dhe asgjësuar 18 parcela me 9.476-rrënjë bimë narkotike “Canabis-sattiva”.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se janë shpallur në kërkim dy vëllezër, Pëllumb Nushaj, 61 vjeç, banues në fshatin Penkovë dhe Gëzim Nushaj, 51 vjeç.

Në fshatin Dushkarak, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 13 parcela përgjatë Lumit Vjosë me rreth 5.960-rrënjë bimë narkotike, të mbjella në vendin e quajtur “Zatop”, me lartësi 15-200 cm.

Në fshatin Penkovë, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 5 parcela në vendin e quajtur “Përroi i Lofatës” me rreth 3.516-rrënjë bimë narkotike, me lartësi 30-200 cm.

Ndërkohë Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të kultivimit të bimëvë narkotike në fshatin Dushkarak dhe Penkovë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet