Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Qeveria vendos, ushtarë shqiptarë për aksione edhe në Mali

komando2015Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë në misionet trajnuese ushtarake, të organizuar nga Bashkimi Evropian në shtetin afrikan të Malit.

Vendimi është zyrtarizuar në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave, ku janë marrë edhe një sërë vendimesh të tjera.

Mes tyre spikasin: marrëveshja me Gjermaninë për mbrojtjen shoqërore; dhënia e pensioneve të posaçme; dhe rregulli teknik për markimin e pajisjeve mjekësore.

Gjithashtu, ekzekutivi miratoi marrëveshjen e turizmit me Serbinë, për të cilën është rënë dakord më herët mes dy qeverive.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet