Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Përgatituni për “hënën e përgjakshme”, eklipsi total i hënës

henaaaMë 28 shtator hëna do të jetë e ‘përgjakshme’, një ekslips total do të t’i japë këtë ngjyrë të veçantë satelitit tonë, ndryshe nga çmendojnë shumë njerëz se kjo ngjyrë është një shenjë e keqe. Më në fund do të jetë radha për të admiruar një spektakël të tillë që mund të na e dhurojë vetëm qielli i mbrëmjes. Por jo vetëm kaq, sepse hëna do të jenë më e errëta por dhe më e ndriçuara në një natë të vetme.

Pak evente mund të jenë kaq mbresëlënëse sa eklipset, pasi momenti magjik kur hëna apo dielli mbulohen në mënyrë të përkohshme, shtyn gjithnjë kuriozitetin e të gjithëve për të vështruar me kërshëri qiellin e për të pritur me padurim se çfarë do të ndodhë.

Por natën e 28 shtatorit kur do të ndodhë eklipsi do të ketë një arsye më shumë për të ndenjur vonë pasi do të shfaqet e ashtuquajtura ‘Super Hëna’.

Në këtë rast hëna do të pozicionohet në një distancë prej vetëm 356,877 kilometrash nga toka krahasuar me distancën e përgjithsme prej 385 mijë kilometrash.

Kjo ndodh për shkak të formës jo perfektshmërisht rrethore të orbitës hënore dhe për pasojë hëna do të shfaqet më e madhe dhe më e shndritshme.

Kjo natë do të jetë dhe më e errëta pasi hëna do të eklipsohet për dy orë me radhë. Këto fenomene të gjitha së bashku në një natë të vetme parashikohet të nisin rreth orës 2 të natës dhe eklipsi do të përfundojë në orën 5:24 të mëngjesit të ditës tjetër.

Kjo është hëna e katërt e një serie të njëpasnjëshme që për shumë vende nuk kanë qenë të mundura për t’u parë (duke filluar me hënën në 15 prill e 8 tetor 2014, dhe atë më 4 prill 2015).atsh

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.