PD: Erion Brace pranoi të bëhet uturaku i Edi Ramës

Politikë

seliapd2015Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratave te deputeti i PS, Erion Brace beri pas deklarimeve te eurodeputetes Doris Pack per deputete te inkriminuar ne Kuvendin e Shqiperise.

"Erion Braçe pranoi sot të bëhet uturaku i Edi Ramës për të sulmuar zonjën e nderuar Doris Pack. Erion Braçe, ky kanal i zakonshëm i ujërave të zeza u trazua sot nga deklaratat fisnike të zonjës Pack që ishin në favor të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane", theksoi PD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas reagimit, zonja Pack denoncoi kriminalizimin e pushtetit dhe lidhjet e tij me personat me precedentë penal, foli për fakte të njohura botërisht, duke i bërë shërbim demokracisë dhe vendit. Por nuk kanë si t’i pëlqejnë të tilla qendrime madhore një tartabiqi politik, që është zëdhënës zyrtar i një prej bandave më famëkeqe, si ajo e Lushnjës.

"Qendrimet kundër krimit në pushtet prishin rehatinë e braçeve e pusetave të tjera të mazhorances, por janë qendrime në krah të Shqipërisë e shqiptareve, në krah të endrrës tonë të përbashkët europiane", theksoi Partia Demokratike.

ME TE LEXUARAT