Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

“Lazarat i dytë” në Shkodër, asgjësohen 42.605 bimë kanabisi

renea-shkoderPërfundon dita e dytë e operacionit antikanabis te policise se shtetit ne zonen e Shkodres. Shifrat qe jep policia kujtojne kohen e Lazaratit per nga numri i parcelave dhe bimeve narotike.

Burimet zyrtare bene me dije se forcat e policise kane arritur te shkatërrojne 148 parcela të kultivuara me bimë narkotike.

“Asgjesohen me djegie 42.605 bimë. Arrestohet ne flagrance nje kultivues i bimeve narkotike.
Arrestohet në fshatin Xhan te Pultit, Lazer Kaptanaj per kultivimin te bimëve narkotike”, tha policia.

Sipas burimeve zyrtare, gjate dy diteve te operacionit u shkaterruan 321 parcela te kultivuara me 74.281 bime narkotike.

“Parcelat kane variuar te kultivuara me nga 50 bimë deri ne 2.000 bimë narkotike. Gjatë operacionit masiv dy ditor u sekuestrua edhe një arsenal armësh të cilat u dërguan për ekzaminim të mëtejshëm në laboratorin kriminalistik”, theksohet nga burimet zyrtare.

“Operacioni dy ditor u shtri ne territorin e njësisë administrative Pult Dukagjin, në territorin e fshatrave Pult, Plan, Gjurë, Kujë Temal, Kurje, Xhan, Zabel dhe Kasnec.

Forcat e Policisë kanë operuar në një terren mjaft të vështirë, të pyllëzuar dhe shumë të thepisur ku kanë lëvizuar me këmbë 3 deri në 4 orë përgjatë dy ditëve të operacionit. Gjatë operacionit nuk është shënuar asnjë incident”, ben me dije policia.

Sipas burimeve zyrtare, në operacion u angazhuan 400 forca policore te Reneas, Fnsh-ve dhe Forcat e Policise Shkodet, si dhe 60 automjete policie.

“Operacioni anticanabis do vijoje ne kontrollin e plote te zonave te tjera te rrethit Shkoder nga Policia e Shkodres e mbeshetur nga Fnsh Shkoder”, ben me dije policia

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.