Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Isa Mustafa emëron 6 zv.ministra

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar të mërkurën gjashtë zëvendësministra në ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pas konsultave me partnerët e koalicionit qeveritar, kryeministri Isa Mustafa vendosi që të emërojë
Mirjana Jevtiq, zëvendësministre në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale,
Milan Radojeviq, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme,

Sladjan Nikolçeviq, zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
Radoljub Mladenoviq, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,
Biljana Popoviq, zëvendësministre në Ministrinë e Financave, dhe
Nusret Hoxha, zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu ka emëruar Ivan Tomiq, këshilltar politik dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Komuniteteve. isa-mustafa155

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. albano says

    KY TURKU MUSTAFA … DO TI VEJE ZJARRIN KOSOVES … I BEN BESIMM SERBIT … QE DUAN VETEM SHKATERRIMIN E SHQIPTAREVE …. CFARE NDYRESIRE QE QENKA KY ISAI .. NE KOSOVE TE BEHEN VOTA DHE HIQENI KETE TRADHETARIN …PARA SE TE DIGJEN SHQIPTARET .

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet