Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Instagram përditëson ”InstaDirect”

instagramInstagram po punon gjithnjë e më shumë për të sjellë në dispozicion një aplikacion që do të ndihmojë përdoruesit që të kenë mundësinë e shkëmbimit të mesazheve dhe të fotove në mënyrë private.

Në vend që të krijoni një bisedë të re, çdo herë që dëshironi të shpërndani fotografi apo video, tashmë është e mundur që kjo të bëhet pa pasur nevojë pë një mesazh të ri, por vetëm duke përdorur opsionin Direct raporton Albeu.

Fotot dhe videot që shpërndahen përmes Direct janë të dukshme vetëm nga personat e grupit. Direct do të jetë një ikonë e re, pranë “Pëlqej” dhe “Komento” në çdo postim.

Duke zgjedhur ikonën e Direct, do të mund të dërgoni atë postim një miku apo një grupi miqsh në formën e mesazhit, nëpërmjet Instagram Direct.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet