Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Erion Brace i përgjigjet Doris Pack: Lul Basha, i akuzuar zyrtarisht nga prokuroria

erion-brace2015Ka ardhur nga PS, reagimi i parë kundër deklaratës së bërë nga Doris Pack në krah të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Bruksel.

Deputeti socialist, Erjon Braçe komentoi sot deklaraten e bere nga eurodeputetja gjermane e cila foli për deputetë e zyrtarë të inkriminuar.

Në përgjigje të kësaj, Braçe i thotë se njëri prej personave zyrtarisht nën hetim është pikërisht Lulzim Basha.

“Meqë fole për pushtetarë të akuzuar, ndoshta edhe të dënuar, por ndoshta edhe jo të dënuar, por kriminelë me Ramën, më lejo të të them: Çuni të cilit i dole për zot sot, tamam ai Lulzimi i krehur e vajisur, është i akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria e Republikës. I pagjykuar për shkak se ishte me raport mjekësor deri ditën që rimori imunitetin, por me siguri keqbërës dhe me çështje të pambyllur! E dinë të gjithë këtë, përveç teje!”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.