Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Doris Pack: Në Parlament ka kriminelë të emëruar nga Rama

packPartia Demokratike u bë anëtare me të drejta të plota në grupimin më të madh politik europian gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, një nga diskutimet kryesore të së cilës ishte emigracioni.


Siç njofton Partia Demokratike, disa përfaqësues gjermanë kanë shprehur kritika të ashpra për numrin e lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani. Ata kanë ndarë të njëjtin mendim me kryetarin e opozitës në Shqipëri se keqqeverisja ka prodhuar korrupsion, promovim të të inkriminuarve në poste të larta drejtuese në pushtetin qëndror dhe atë lokal.

Një prej gjermaneve më të ashpër me kryeministrin Edi Rama është eurodeputetja Doris Pack, që njeh nga afër politikën dhe politikanët shqiptare.

“Ka bashkiakë që rezultojnë të akuzuar dhe ndoshta të gjykuar për çështje kriminale në të shkuarën. Në këtë legjislature të Parlamentit shqiptar ka shumë persona që kanë një të shkuar kriminale. Nuk bëhet kështu politika. Qytetarët humbasin një gjë të shtrenjtë, besimin. Është për këtë arsye që mbështes zotin Basha, i cili e ka denoncuar këtë situatë. Zoti Rama është një regjisor i mirë. Ai di si të prezantohet të dhe të shpërqëndrojë vëmendjen, duke bërë të harrohet se cfare ka bërë me perpara. Është ai që i ka venë këta njerëz në këto poste dhe ka mbrojtur të tilla kandidatura. Për këtë arsye, u shpreha me tone kritike në asamblenë politike dhe thashë që duhet ndihmuar zoti Basha për luftën e tij për një politikë të pastër, për një Shqipëri të denjë”, tha Doris Pack.

Doris Pack, një anëtare e vjetër e CDU-së, partisë së drejtuar nga Angela Merkel, ishte shumë e drejtëpërdrejtë kur iu kërkua opinioni pse kancelarja nuk i kushtoi shumë vëmendje dhe nuk pati një takim me kryeministrit Rama në Vjenë.

“Kancelarja Merkel ka punë të tjera për të bërë. Nuk bëhet fjalë për një histori dashurie këtu. Ajo është shumë e zënë dhe nuk ishte e nevojshme që të takojë në mënyrë të veçantë Ramën. Kjo shihet kështu në Shqipëri në fakt dhe jo në kryeqytetet e tjera. Dhe kjo sepse Rama thotë, që ai dhe kancelarja gjermane formojnë një çift, sigurisht jo në dashuri, por që kanë afrimitet dhe vlerësojnë njëri tjetrin. Unë shpresoj që Angela Merkel të shohë problemet në Shqipëri dhe që t’ia thotë Ramës. Dhe për këtë arsye, Basha duhet të dëgjohet dhe mbështetet nga liderët e partisë popullore europiane, sepse Shqipëria po vuan. Nuk është partia demokratike që po vuan, është Shqipëria që po vuan, me një situatë te keqe për të cilën sapo folëm”, vijon Pack.

Situatën në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e diskutoi edhe me eurodeputetët Kukan dhe Flackenstein, të cilët negociuan për marrëveshjen e dekriminalizimit, por që sipas kreut të opozitës vazhdon të jetë e pazbatuar për shkak të vullnetit të kryeministrit Rama për të bashkëqeverisur me persona të inkriminuar. Ndërsa me Joseph Daul, presidentin e Partise Popullore Europiane, Lulzim Basha, përveç situatës aktuale në Shqipëri, diskutoi edhe për programin qeverisës që po harton Partia Demokratike. Një program për të cilin do të marrë mbështetje nga Partia Popullore Europiane me qëllim që shqiptarët të gjejnë shpresën në vendin e tyre dhe jo në emigrim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet