Veliaj merr makinë hibride: Mercedesi i Bashës harxhonte shumë

Politikë

erion-veliaj1-655x356I ftuar në Studio e Hapur, kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për masat e marra për të kapërcyer problemet e qytetit.

Veliaj deklaron se nuk përdor më automjetin me të cilin udhëtonte ish­-kryetari Lulzim Basha, pasi kjo makinë harxhonte shumë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Siç kam bërë me autobusët, kështu do të bëj edhe me biçikletat. Kështu kam bërë edhe në Bashki, hoqa mercedesin që harxhonte shumë, kam marrë një makinë hibride. Kritikët e mi nuk vënë në dyshim që unë s’kam makinë. Unë kam makinë, por si kryetar bashkie duhet të zgjedh të provoj gjithë shërbimet”,­ka thënë Veliaj për “News 24”.

Duke folur për ndryshimin e qendrës së Tiranës, Veliaj tha se Bashkia do t’i rikthehet planit “Rama”. “Po, plani Rama ishte plani më i mirë, i hartuar nga arkitektë më të mirë… rendi i gjërave që kemi propozuar është që të zgjidhim çështjen në Unazën e Vogël”,­ shtoi Veliaj.

ME TE LEXUARAT