Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

U arrestua për dekonspirim, ish-shefi i antidrogës së Fierit “zhduket” nga Shqipëria

policia-fierRishpallet ne kerkim nga policia ish-shefi i Antidroges ne Fier, Dritan Zagani. Shpallja e tij ne kerkim eshte bere pas zhvillimit në mungesë te seances se rradhës ndaj ish shefit të antidrogës së komisariatit të Fierit, Dritan Zagani.

Pas vendimit që gjykata e Apelit i caktoi Zaganit nga arrest me burg ne arrest shtëpie mësohet se ish shefi i antidrogës është larguar nga shtëpia. Ai po ashtu nuk gjendet as ne Shqiperi.

Dyshohet se ai ndodhet jashtë vendit. Në sallën e gjyqit, gjykata deklaroi mos gjetjen e Zaganit dhe vazhdimin e gjykimit në mungesë, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Gjykimi ndaj tij nisi disa muaj më parë pasi u transferua nga gjykata e krimeve të rënda drejt gjykatës së Fierit. Burime nga prokuroria thanë se në këtë seancë u paraqitën provat shkresore me dëshmitë e personave që kanë dijeni për dekonspirimin që Zagani i bënte operacioneve antidrogë të policisë.

Gjykata e Fierit ka marrë në shqyrtim këto prova ndërsa caktoi datën 16 shtator për seamcën e rradhës.
Zagani u arrestua një vit më parë sepse akuzohet për dekonspirim të operacioneve antidrogë në policinë e Fierit duke bashkëpunuar me trafikantë droge.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.