Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Tiranë-Durrës, makina aksidenton për vdekje kalimtarin

aksident-natenNjë aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policise, viktima po përpiqej të kalonte në anën tjetër të rrugës, por është goditur nga një automjet në ecje e sipër.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës dhe uniformat blu të mbërritura në vendin e ngjarjes po hetojnë për të verifikuar nëse automjeti udhëtonte me shpejtësinë brenda normave të lejuara, apo e kishte tejkaluar atë.

Për momentin nuk dihet identiteti i viktimës, por dyshohet që ai të jetë banor i shtëpive të ndërtuara përgjatë zonave anësore të autostradës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.