Lajmi Fundit
Lajme Shqip, te fundit, Gazeta Online, balkan, Informacione

Prokuroria: Rritet numri i dosjeve në hetim për korrupsion e krim të organizuar

prokuroria14Prokuroria shqiptare deklaroi sot se ka shënuar rritje të treguesve të ndjekjes penale ndaj krimeve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Në një deklaratë me statistikat e 6-mujorit të parë të këtij viti, organi i akuzës thotë se ka hetuar më shumë vepra penale të korrupsionit dhe një numër më të lartë grupesh kriminale.

Shqiptare, në përmbushje të prioriteteve institucionale, në 6-mujorin e parë të vitit 2015 ka shtuar dukshëm aktivitetin e saj hetimor në luftën kundër korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe trafiqeve të paligjshme, përfshirë edhe goditjen e strukturave kriminale, thuhet në deklaratë.
Sipas saj, në bazë të analizës statistikore, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2014, gjatë periudhës Janar-Qershor 2015, ndër të tjera, janë regjistruar këto të dhëna:

“Shpërdorimi i detyrës” (Neni 248 i K.Penal)
Për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës ”, procedimet e dërguara për gjykim janë rritur me 75 %, krahasuar me 6-mujorin e parë 2014. Konkretisht janë regjistruar 304 procedime me 76 të pandehur dhe persona nën hetim dhe i janë dërguar gjyqit 63 procedime dhe 132 të pandehur.

“Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” (Neni 135 i K. Penal)
Procedimet penale të regjistruara për nenin 135 të Kodit Penal “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kanë pësuar një rritje prej 69 % në gjashtë mujorin 2015, në të cilin janë regjistruar 147 procedime ndaj 77 të pandehurve dhe personave nën hetim. Procedimet e dërguara për gjykim kanë pësuar një rritje prej 83 % krahasuar me gjashtë mujorin 2014, dhe janë dërguar për gjykim 44 procedime, duke ngritur akuzë për 53 të pandehur.

“Korrupsioni pasiv i personave publike” (Neni 244 i K. Penal)
Procedimet e regjistruara për këtë vepër gjatë 6 mujorit 2015, rezultojnë me një rritje prej 5 herë, ndërsa procedimet e dërguara gjyqit janë rritur 8 herë.

“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” (Neni 319/ç i K.Penal)
Lidhur me veprën penale të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” janë regjistruar 2.5 herë më shumë procedime penale, krahasuar me gjashtë mujorin 2014.

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm” (Neni 245/1 i K.Penal)
Procedimet penale të regjistruara për veprën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, janë rritur me 50 % gjatë 6 mujorit 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe procedimet e dërguara për gjykim janë rritur me 80 %.

“Pastrimi i produkteve të veprës penale” (Neni 287 i K. Penal)
Procedimet e regjistruara për këtë vepër gjatë 6 mujorit 2015, rezultojnë me një rritje prej 81 %.
Konkretisht, gjatë gjashtë mujorit 2015, prokuroria ka regjistruar 123 procedime penale ndaj 54 të pandehurve dhe persona nën hetim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

“Grupi i strukturuar kriminal” (Neni 333/a i Kodit Penal)
Nga të dhënat statistikore të gjashtë mujorit të parë 2015 rezulton se, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar 6 procedime penale për nenin 333/a të Kodit Penal “Grupi i strukturuar kriminal”, me 24 të pandehur dhe persona nën hetim. Ndërkaq, 2 procedime penale me 19 të pandehur janë dërguar për gjykim me akuzën e krijimit, organizimit, drejtimit të grupit të strukturuar kriminal për kryerjen e veprave penale të ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve dhe trafikimit të narkotikëve etj.

“Kultivimi i bimëve narkotike” (Neni 284 i K.Penal)
Nga të dhënat statistikore të gjashtë mujorit të parë 2015, rezulton se numri i procedimeve penale të regjistruara për nenin 284 të Kodit Penal “Kultivimi i bimëve narkotike” është rritur me 100 %, ndërkaq rritje me 157 % ka pësuar edhe numri i procedimeve dërguar për gjykim për këtë vepër.

“Trafikimi i lëndëve narkotike” (Neni 283/a i K. Penal)
Prokuroria ka regjistruar 55 procedime penale me 66 të pandehur dhe persona nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 283/a “Trafikimi i Narkotikëve”, ndërkaq 31 procedime penale me 71 të pandehur janë dërguar për gjykim.

“Vepra me qëllime terroriste” (Neni 230 i K.Penal)
Nga të dhënat statistikore të gjashtë mujorit të parë 2015, rezulton se Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar, 3 procedime penale për nenin 230 të Kodit Penal “Vepra me qëllime terroriste”, dhe 2 procedime penale për veprën penale të parashikuar nga neni 232/b “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

“Trafikimi i të miturve” (Neni 128/b i K.Penal)
Lidhur me “Trafikimin e të miturve”, janë regjistruar 11 procedime penale ndaj 8 të pandehurve dhe personave nën hetim, kundrejt 3 procedimeve të regjistruara në gjashtë mujorin 2014.

Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive (në zbatim të ligjit “Antimafia)
Në zbatimit të ligjit “Antimafia”, rezulton se për gjashtë mujorin e parë 2015 është kërkuar nga Prokuroria dhe vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, sekuestrimi i pasurisë për 7 raste. Është kërkuar në Gjykatë konfiskimi i pasurisë në 6 raste. Për këtë periudhë, Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë 4 vendime që lidhen me konfiskimin, nga të cilat 3 janë pranuar dhe një rast është ende në shqyrtim gjyqësor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.