Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Plagosi me thikë italianin, 22-vjecari shqiptar bie në pranga

polici-italianeNjë 20-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga policia italiane e Riminit, me akuzën e tentativës së vrasjes e mbajtjes abuzive së armëve të ftohta. Ngjarja ndodhi në një nga diskotekat e njohura në plazhin e komunës së Igea Marina në provincën Riminit.

Shqiptari ka goditur disa herë me thikë një bashkëmoshatar italian, i cili ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit në spitalin e Riminit. Hetimet e para të policisë italiane nuk përjashtojnë pistën e drogës si shkak i grindjes së dhunshme mes dy të rinjve.

loading...

Rekomandojme

Grindja ka nisur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në ambientet e brendshme të diskotekës “Beky Bay”, deri në momentin kur shqiptari e ka goditur nga pas në kurriz italianin, me një thikë te tipit ushtarak e me teh 16.5 cm të gjatë.

Shqiptari është arrestuar disa çaste më vonë nga policia e Riminit ndërsa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. 20-vjecari italian ka precedentë penalë që lidhen me trafikimin dhe përdorimin e drogës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet