Vdes pas aksidentit, futbollisti 23-vjecar nga Maqedonia

Aktualitet

futbollisti-maqedonasFutbollisti maqedonas Aleksandër Pandovski, 23 vjeç, ndërroi jetë sot në spitalin e Shkupit, pas aksidentit të rëndë ndodhur katër ditë më parë. Pandovski po luftonte me jetën për katër ditë, që nga 4 gushti, por nuk mundi të shpëtonte dot nda plagët e marra.

Makina tip "Golf" me të cilën po lëvizte Pandovski dhe babai i tij ka humbur kontrollin dhe me një shpejtësi prej më shumë se 100 kilometrash në orë është përplasur në shtyllën e betonit, pranë një karburanti, në dalje të Shkupit.

Aleksandër Pandovski ishte pjesë e Vardarit, Rabotniçkit, ndërsa ekipi i tij i fundit ka qenë në Euromilk.Vdes ne aksident

ME TE LEXUARAT