Aksidentohet familja polake, përfundojnë në liqenin e Shkopetit

Aktualitet

policia-aksion-brNjë familje polake prej 3 anëtarësh që kishin ardhur me pushime në Shqipëri janë aksidentuar në fshatin Skuraj në Shkopet. Ata po udhëtonin në drejtim të Burrelit, por automjeti i tyre ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra jashtë saj. Aksidenti ndodhi rreth orës 16 dhe çifti i turistëve me vajzën 10-vjeçare kanë marrë lëndime të lehta. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital. Ndërkohë që policia po heton per shkaqet e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT