BE konfirmon, bisedimet Kosovë-Serbi më 25 gusht

Kosovë&Rajon

brukselbrukselBashkimi Evropian ka konfirmuar sot se takimi i radhës midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të mbahet më 25 gusht në Bruksel.

“Në takim, dy palët do të synojnë të finalizojnë zbatimin e marrëveshjeve për energjinë, për telekomin, për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave Serbe, si dhe atë për lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të gjitha këto çështje është diskutuar edhe në takimin e fundit midis palëve, që është mbajtur në muajin qershor, por nuk është raportuar për ndonjë marrëveshje, pos përparim drejt saj.

ME TE LEXUARAT