Stresi i rikthimit nga pushimet, ja këshillat

Soft

stresi7Mbarimi i pushimeve të verës sigurisht që na mërzit pak. Stresi i rikthimit nga pushimet, thonë doktorët, është një sindromë që godet pjesën më të madhe të njerëzve. Ata e shohin stresin e rikthimit si një patologji, pasi ata që kanë kaluar pushime të mrekullueshme nuk do të dëshironin të ktheheshin kurrë, për më tepër për t’u mbyllur në një zyrë.

Por si ta kapërcesh stresin e rikthimit?

Sekreti është që ta mendosh këtë para se të nisesh. Po, sepse ankthi i rikthimit, që ndonjërit madje i shaktërron edhe pushimet, sipas ekspertëve, mund të zbutet me disa truke të vogla. Ja tetë këshilla që mund të na ndihmojnë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mos lër “detyra” pezull

Ky është rregulli numër një. Që të mos mbani mbi vete stresin e të lënit gjërave përgjysmë, punët e zyrës, faturat etj, shlyejini të gjitha para se të largoheni me pushime. Kështu do të keni mendjen të lirë gjatë pushimeve dhe kthimin pa stres.

Aktivizoni e-mailin automatik

Vendosni një përgjigje automatike të e-maileve, ku lajmëroni në mënyrë të sjellshme se jeni me pushimet personave që ju shkruajnë. Sugjeroni adresën e kolegut tuaj që do t’u zëvendësojë. Në këtë mënyrë nuk do të gjeni një mal me e-maile kur të ktheheni.

Shtëpi, e ëmbla shtëpi…

Të bësh valixhet gati për shumë njerëz do të thotë të çmontosh dollapët. Por mundohuni të lini shtëpinë të pastër dhe të rregullt. Rikthimi në një ambient të qetë e të pastër do të jetë më pak traumatik.

Një “dhuratë” për ju

Mendoni që kthimi nga pushimet do të thotë të bësh diçka të re, një takim që mund ta keni caktuar para se të iknit me pushime. Një prerje e re flokësh, një spektakël për t’u parë me miqtë apo një darkë si mbledhje pas pushimeve.

Gjithçka hap pas hapi

Edhe ekspertët thonë: mos u ktheni menjëherë në stresin e përditshme. Merreni me qetësi, jepini vetes një ditë kohë për t’u kthyer nga pushimet në zyrë. Më mirë akoma nëse ktheheni në punë në mesjavë, që më pas të keni pushimin e fundjavës.

Diell, sport, zbavitje

Nëse pushimet ju ndihmuan të merrni format tuaja fizike, mos i humbni këto zakone: pushimin e drekës në ajër të pastër dhe sporti reduktojnë stresin.

Libra, libra, libra…

E quajnë “Book Terapy”. Nëse të lexoje një libër nën çadrën e plazhit ishte një nga kënaqësitë e pushimeve, vazhdoni të lexoni, duke lënë të fluturojë fantazinë.

Tjetër?

Teksa temperaturat vazhdojnë të jenë të larta, fundjavat dedikojani familjes, relaksit, udhëtimeve, sikur pushimet të mos kenë mbaruar kurrë. Sekreti është që ditët e punës t’i alternoni me momente të vogla zbavitjeje./TCh

ME TE LEXUARAT