Kjo është makina pa shofer që po krijon Apple

Teknologji

apple-makinaKohët e fundit, zërat se gjiganti i teknologjisë, Apple, ka si projekt të radhës një makinë që ecën vetë, kanë nxitur fantazinë e dizajnerave. Foto të versioneve hipotetike se si mund të jetë një makinë e krijuar nga Apple kanë filluar të qarkullojnë në internet.

Por përtej hamendësimeve, ajo që dihet është se kompania është në kërkim të një zone ku mund të testojë mjete, me të cilat pritet të rivalizojë konkurrentët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në maj, inxhinierët e Apple kanë zhvilluar një takim në San Francisko, me qëllim gjetjen e një vendi të tillë të përshtatshëm dhe tepër të sigurt. Është fjala për një zonë rreth 2100 akra, e cila më parë ka qenë një bazë detare.

Deri tani kompania nuk ka konfirmuar asgjë. Megjithatë, modelet hipotetike që qarkullojnë në internet mund të mos jenë shumë larg mjetit që Apple mund të jetë duke përgatitur, duke parë thjeshtësinë dhe perfeksionin që i karakterizon, një veçori kjo e krijuesit të Apple, Steve Jobs..shekulli

ME TE LEXUARAT