Tropojë, asgjësohen nëntë parcela me 2 mijë rrënjë kanabis

Kliko per me shume info

kanabis-vloreForcat e policisë së Tropojës, të ndihmuara nga kolegët e Kukësit dhe operativët e FNSH-së kanë zhvilluar këtë të premte një operacion për kontrollin e territorit në zonat e thella malore tropojane.

Në një deklarate thuhet se gjatë aksionit janë gjetur dhe shkatërruar rreth 2 mijë bimë narkotike të llojit kanabis, të kultivuara në 9 parcela.

Kliko per me shume info

Sipas njoftimit, bimët janë gjetur në fshatrat Lekbibaj dhe në vendin e quajtur Përroi i fshatit Palc, përkatësisht 1560 dhe 440 bimë.

Në vijim të operacionit uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin Klodian Gjini, 26 vjeç dhe banues në fshatin Cerrnicë, i konsideruar si një ndër personat përgjegjës për kultivimin.

Më herët gjatë ditës një operacion i ngjashëm u zhvillua në Lezhë, ku në zonën e njohur si Ras i Butë u gjetën dhe u asgjësuan rreth 440 bimë kanabis.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here