Xherdan Shaqiri: Mezi po pres të luaj ndeshjen e parë

Kliko per me shume info

xherdan15Mesfushori shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri është shprehur shumë i lumtur që i është bashkuar skuadrës angleze.

Ish-futbollisti i Interit dje është transferuar tek Stoke City për shifrën rreth 16 milionë euro. Shaqiri duke folur për mediat angleze, ka thënë se mezi po pret të luajë ndeshjen e parë në fanellën e Stoke Cityt. Ai thekson se është i gatshëm dhe i përgatitur mirë më eksperiencën e parë në Premier League.

Kliko per me shume info

“Unë mezi pres të luajë ndeshjen time të parë, sepse unë vërtetë ndihem i aftë, sepse kam punuar shumë gjatë verës, kështu që unë ndihem i qetë dhe i fortë”, ka thënë Shaqiri.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu te Stoke City dhe që jam pjesë e kësaj familje të madhe. Unë mezi pres të luajë ndeshjen e parë. Unë jam i sigurt se ne mund të luajmë në nivele të larta dhe të fitojë shumë ndeshje. Potenciali ynë është që të jemi atje”, ka theksuar ylli shqiptar i Zvicrës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here