Gjermania kthen në Rinas edhe 83 azilkërkues shqiptarë

Kliko per me shume info

rinasi2015Në aeroportin “Nënë Tereza” mbërriti nga Gjermania grupi i tretë i azilkërkuesve shqiptarë te kthyet ne atdhe brenda pak diteve.

Kontigjenti me 83 azilkërkues shqiptarë që kishin pranuar riatdhesimin vullnetar në Shqipëri, mbërriti sot në mesditë rreth orës 15:30 në aeroportin e Rinasit.

Kliko per me shume info

Sipas policisë pjesë të këtij kontigjenti ishin 81 persona të cilët kishin udhëtuar në Gjermani me pasaporta të rregullta.

Dy të tjerë kanë udhëtuar në drejtim të Shqipërisë me leje kalimi të pajisur nga autoritetet pasi nuk kanë pasur pasaporta.

Një ditë më parë, mbërritën në Shqipëri 66 persona të kthyer forcërisht nga Gjermania dhe Luksemburgu, pasi autoritetet iu kishin refuzuar të drejtën e qëndrimit në këto vende. Për çdo ditë autoritetet gjermane pritet të riatdhesojnë në drejtim të vendit tonë, shtetas shqiptarë që kanë kërkuar strehim në Gjermani.

Azilkërkuesve të cilët janë kthyer vullnetarisht nga vendet e BE-së, autoritetet nuk kanë ndërmarrë masa penalizuese sa i përket të lëvizjes së lirë të tyre në vendet e zonës Shengen në BE.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here