Vlorë dhe Shkodër, asgjesohen me djegie 3667 rrënjë kanabis sativa

Aktualitet

kanabis-tepeleneNë Vlorë dhe në Shkodër janë asgjesuar 3667 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Në Vlorë u asgjesuan gjithësej 1943 rrënjë kanabis sativë të mbjellë në 23 parcela të ndryshme në tre fshatra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Armen u asgjesuan me djegie 13 parcela me me 1247-rrënjë.

Në Lubonjë u asgjesuan djegie 7-parcela me 620-rrënjë bimë narkotike “Canabis” dhe në fshatin Peshkëpi u asgjesuan 3 parcela me 76 rrënjë kanabis.

Po ashtu edhe në Shkodër u asgjesuan 1724 rrënjë kanabis.

Konkretisht në shatin Kajvall, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 6 parcela me 539 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Në fshatin Qerret, në Shkodër u asgjesuan 8 parcela me 960  rrënjë kanabis.

Në vëndin e quajtur Bregan, në fshatit Reç i Ri, në Shkodër u asgjesuan 25 rrënjë.

Në vëndin e quajtur Gryka e Majës, në fshatin Berishë, në Pukë u asgjesuan 2 parcela me 200 rrënjë bimë narkotike  Canabis Sattiva.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike.

ME TE LEXUARAT