Kritikohet Xherdan Shaqiri: Braktisi Interin, shkoi në Angli vetëm për para

Kliko per me shume info

shaqiri15Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë, Stefan Effenberg ka kritikuar ashpër Xherdan Shaqirin për transferimin e tij te skuadra e Stoke Cityt.

Shaqiri pas vetëm gjashtë muajve në Inter është larguar për t’u bashkuar me klubin anglez të Stoke Cityt, duke refuzuar ofertat e Dortmundit dhe Schalkes, transmeton Koha.net. Kurse Effenberg ka thënë se Shaqiri është transferuar në Angli për shkak të parave.

Kliko per me shume info

“Nuk e kuptoj aspak transferimin e Shaqirit në Stoke. Jeni këshilluar shumë keq nëse shkoni në atë klub, duhet ta pyesësh veten se ku mund t’i arrish qëllimet e tua si futbollist. Kjo duhet të jetë sfida kryesore, Schalke do të ishte fantastike për Shaqirin”, ka thënë Effenberg për Sky.

“Të fitosh një milion më pak ose më shumë duhet të jetë e parëndësishme. Kur mund të marrësh 6 milionë euro në Stoke ose 3 milionë euro në Schalke, ju e preferoni të parën. Në Bundesligë luani në stadiume shumë të mira, riktheheni në vendin në të cilin mund të ecni shumë përpara te një klub që të ndihmon shumë. Por Stoke? Nuk mund ta kuptoj lojtarin, agjentin e tij, prindërit dhe vëllanë tij. Kjo është e turpshme dhe shumë e trishtueshme, vetëm sepse hedhin shumë para. Gjithçka është për para për futbollistët në ditët e sotshme”.

Shaqiri ka nënshkruar dje një kontratë pesë vjeçare me klubin e Stoke Cityt, të cilët nuk shquhen për lojën e mirë, por ka hapësirën që mund të tregojë veten me paraqitjet e tij.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here