Azilantët shqiptarë përleshen në kamp në Gjermani, 8 të plagosur

Kliko per me shume info

azilkerkuesitttAzilantët shqiptarë janë përfshire në një përleshje masive ne nje kamp ne Gjermani. Një grup azilkërkuesit që u përleshën në kampin e çadrave të ngritur për azilkërkuesit kryesisht nga Balkani.

Qendra për azilkërkuesit ku ka ndodhur incidenti nodhet në qytetin Dresden, 180 km në jug të Berlinit. Ngarja ka ndodhur në fillim të këtij muaj, dhe pamjet e filmuara nga azilkërkuesit publikohen për herë të parë.

Kliko per me shume info

Sipas një zëdhënësi të policisë federale gjermane shkaku i përleshjes ishte një mosmarrveshje midis disa azilkërkuesve.

“Burrat dhe gratë filluan të sulmojnë njëri tjetrin me gjithcka që kishin afër – nga dërrasat deri tek tubat të hekurit të krevateve.” Policia ka thene se shtatë burra dhe një grua u plagosën. Situata ishte aq e tensionuar sa 80 efektive të policisë u vendosën përkohësisht në kamp.

Gjermania ka filluar të shtrehojë kryesisht azilkërkues nga Ballkani në çadra për gjithë ata që nuk kanë perspektivë për azil në vend.

Pavarsisht kushteve të keqija dhe asnjë shansi për azil ekonomik, numri i azilkërkuesve shqptarë në Gjermani është çdo muaj në rritje. Në muajin qershor plot 5932 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në këtë vend, krahasuar me muajin maj me 4922 kërkesa, dhe në prill 4794 kërkesa.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here