Aksioni antikanabis, asgjësohen mbi 2.100 bimë në Mat e Gjirokastër

Kliko per me shume info

kanabis-vloreEfektivët e komisariatit të policisë së Matit, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë gjetur dhe asgjësuar këtë të martë mbi 200 rrënjë kanabis sativa.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet policore lokale, sipas të cilave aksioni i uniformave blu është realizuar pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.

Kliko per me shume info

Kështu, agjentët kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në fshatin German dhe në vendin e quajtur Përroi kanë gjetur bimët e kultivuara.

Sipas burimeve, bimët ishin mbjellë në një parcelë, me lartësitë që varionin nga 40 deri në 110 centimetra.

Shumica e tyre janë asgjësuar me anë të zjarrit, ndërsa të tjerat janë konfiskuar në cilësinë e provës materiale, saktësojnë burimet, të cilat shtojnë se efektivët po punojnë për identifikimin e kultivuesve.

Ndërkohë, në një operacion të ngjashëm, uniformat blu në Gjirokastër kanë asgjësuar mbi 1.900 bimë kanabis, të gjetura në fshatin Fushëbardhë.

Drejtuesit e policisë lokale kanë bërë të ditur se janë mbi 46 mijë bimët narkotike të asgjësuara në këtë qark që nga fillimi i vitit..

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here