Librazhd, sekuestrohen 50 kg drogë dhe armë, në pranga 4 persona

Aktualitet

prangaPolicia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona të cilët u kapën në flagrancë me sasi droge dhe arme.

Operacioni “Xhyra 2”, vuri në pranga shtetasit Adriatik Qoshku, vjeç 33,   lindur ne Babje-Librazhd dhe banues ne Tirane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ergest Çuni,   vjeç   24 lindur e banues ne Poliçan-Berat.

Shkelqim Çepi, vjeç 38,   lindur e banues ne Xhyre-Librazhd dhe Klodian Çuka,   vjeç 29 lindur e banues Xhyre-Librazhd .

Gjatë kapjes në flagrancë u janë gjetur dhe sekuestruar 50 kg lende narkotike mariuanë, 1.000 Euro e 20. 000 leke te reja, të cilat kanë shërbyer për blerjen e lendës narkotike, një arme Pistolete MINI BLOË, një automjet foristrade e tipit Mitsubishi me targe AA 849 KI, 8 aparate celulare te markave te ndryshme, 50 karta telefonike te kompanive te ndryshme.

Arrestimi   i tyre u bë pasi në vendin e quajtuar   rruga e e fshatit Babjes Librazhd, këta shtetas, janë kapur në flagrancë nga policia , ku udhëtonin me automjetin fuoristrade e tipit Mitsubishi   me   targe AA 849 KI, në drejtim të Tiranës.

Sasia e lendës narkotike ìshte blerë nga shtetasit Adriatik Qoshku dhe Ergest Çuni ne fshatin Xhyre-Librazhd tek shtetasit Shkelqim Çepi dhe Klodian Çoku të cilen pasi e kishin kultivuar dhe pergatitur ua kishin shitur shtetasve të siperpermendur, me qëllim tregetimin e saj në qytetin e Tiranes.

Gjithashtu,   gjatë operacionit, efektivat e policisë Librazhd, në vendin e quajtur “Shpella e Pisjasit” në malin   e fshatit Xhyrë Librazhd, kanë asgjësuar me anë të djegies 2 parcela   me 222 bimë narkotike.

ME TE LEXUARAT