Gazeta gjermane: 7 mijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani gjatë korrikut 2015

Kliko per me shume info

azilkerkuesitVershimi i azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani nuk ka të ndalur dhe po thyen rekorde nga muaji në muaj. Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se për muajin Korrik, numri i shqiptarëve që kërkuan azil në Gjermani arriti në 7 mijë.

Sipas gazetës gjermane që u referohet burimeve nga Zyra Federale gjermane për Migracionin dhe Refugjatët, në Korrik u regjistruan 1160 kërkesa për azil më shumë se në Qershor. Kjo shifër është gati dhjetëfishuar në krahasim me

Kliko per me shume info

Korrikun e 2014-ës, kur autoritetet gjermane regjistruan vetëm 766 kërkesa për azil nga shqiptarët.

Megjithatë Zyra Federale gjermane për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) ende nuk i ka bërë zyrtarisht publike shifrat e azilkërkuesve nga vende të ndryshme të botës për muajin korrik. Zëdhënësi i grupit të punës së deputetëve socialdemokratë gjermanë për Migracionin dhe Integrimin, Rüdiger Veit shprehu bindjen se Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi shumë shpejt do të kategorizohen si vende të sigurta origjine, pavarësisht se azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor, përbëjnë gjysmën e totalit të azilkërkuesve nga e gjithë bota në Gjermani. Kjo masë nënkupton se kërkesat për azil nga këto vende do të refuzohen dhe azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor do të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Sipas rregullave të reja, ata rrezikojnë të përjashtohen nga lëvizja e lirë në zonën Shengen për 5 vite.

Nënkyetari i Unionit Kristian Demokrat Thomas Strobl, në një intervistë për të përditshmen gjermane Tagesspiegel, u bëri thirrje azilkërkuesve nga Ballkani të mos sheshin shtëpitë e tyre për të paguar trafikantët që i çojnë në Gjermani, sepse azili do t’u refuzohet. Siç tha ai, këta persona do të mbeten duarbosh.

Në Qershor, Shqipëria u rendit e treta pas Sirisë e Kosovës, për numrin e azilkërkuesve në Gjermani për gjysmën e parë të këtij viti me rreth 22 mijë azil kërkues. Nga rreth 180 mijë kërkesat për azil që u janë paraqitur autoriteteve gjermane për këtë vit, 90 mijë janë prej shtetasve nga Ballkani Perëndimor.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here