Berat, operacion i gjerë anti-kanabis, arrestohen disa persona

Kliko per me shume info

kanabis-tepeleneNë vijim të operacioneve të zhvilluara nga Strukturat e Policisë së Qarkut Berat për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”, janë gjetur dhe asgjësuar 367 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.

Operacioni u shtri në disa zona të qarkut Berat. Kështu brenda në Berat, u bë arrestimi në flagrancë ndaj shtetasve: F.Sh, 17 vjeç, banues në Berat, Hajri Selamaj, 49 vjeç, banues në fshatin Allambres, Berat, me detyrën kryeplak i fshatit Allambres. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Sh, 45 vjeç, banues në Berat.

Kliko per me shume info

Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në fshatin Allambres, rreth banesës ku jetonin shtetasit F.Sh dhe A.Sh, u gjetën dhe asgjësuan 13 (trembëdhjetë ) bimë narkotike Canabis Sativa me lartësi  2 deri në 2.8 m. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike në bashkëpunim”.

Në Berat, gjithashtu nga ana e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë ndaj shtetasit Barjam Shehu, 63 vjeç, banues në fshatin Allambres, Berat, pasi rreth banesës së tij, u gjetën dhe asgjësuan 36 bimë narkotike Canabis Sativa me lartësi  2 deri në 2.8 m.

Gjatë operacionit në qytetin e Beratit u arrestuan edhe Ramadan Zadeja, 65 vjeç, banues në Dukas, Fier. Behar Merkaj, 40 vjeç, banues në Osëmzez, Berat, si dhe Elson Agalliu, 25 vjeç, banues në Velçan, Berat. Ndërsa filloi proçedimi penal dhe u shpallën në kërkim shtetasit: Sh.Z, 60 vjeç, banues në Berat dhe B.M, 24 vjeç, banues në Berat,

Ndalimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të mësipërm u bë pasi në vijim të kontrolleve të ushtruara nga policia në fshatin Velçan Berat, në tokën pronë e shtetasit Sh.Z, u gjetën dhe asgjësuan 160 bimë narkotike Canabis Sativa me gjatësi nga 170-220 cm.

Në Skrapar, në vijim të kontrolleve për parandalimin e kultivimit  të bimëve narkotike, efektivat e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vendin e quajtur “Rezervuari Shelqit”  në fshatin Prishtë Skrapar,  kanë gjetur dhe asgjësuar 158 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa. Bimët varionin nga 150 deri në 170 cm të larta dhe u gjetën të kultivuara në dy parcela. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here