Lidhja me xhihadistët, Italia dëbon çiftin shqiptar

Aktualitet

itali-policia14Dy shtetas shqiptarë, burrë e grua, banues në provincën e Peruxhias, janë dëbuar nga Italia nga autoritetet e këtij vendi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave dëbimi është bërë në kuadër të masave për parandalimin e akteve terroriste, të shpallura nga Ministria e Brendshme e vendit fqinj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve, nga hetimet e njësisë policore DIGOS ka rezultuar se çifti kishte afërsi me ambjentet xhihadiste, për të cilat ka bërë edhe aktivitete mbështetëse.

Të dy ata janë lokalizuar në banesën e tyre dhe më pas janë dërguar në kufi të shoqëruar nga agjentët e policisë, pas shpalljes së vlefshmërisë së masës gjyqësore.

ME TE LEXUARAT