Dogji fabrikën në Tiranë - Durrës për siguracionin 1.2 milionë euro, arrestohet pronari

Aktualitet

biznesmeniRreth 4 muaj pasi një fabrikë tapetesh u dogj në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe me vendim të Gjykatës së Tiranës ka arrestuar pronarin e saj, sirianin Raghed Hajjazi.

Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se, zjarri në këtë fabrikë ka qenë i qëllimshëm, i vendosur nga vetë pronari, me qëllimin për të përfituar nga siguracioni një vlerë prej 1.2 milionë eurosh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tashmë mbi Hajjazin, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “mashtrimit” me siguracionet, me pasoja të rënda.

ME TE LEXUARAT