Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Banka e Shqipërisë: Kreditë e këqija ranë me 20 për qind në 2015

gent-sejkoGuvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko deklaroi të enjten se ” Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike më të lartë se ajo e një viti më parë dhe vlerëson se luhatjet në disa tregues ekonomikë janë kalimtarë”.

Në konferencën për mediat, mbajtur sot pas mbledhjes së radhës së

Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, Guvernatori Sejko u shpreh se, Këshilli vendosi të mbajë në të njëjtin nivel normën e interesit, 2 përqind. Ndërsa evidentoi se po ndërmerren politika për nxitjen e investimeve dhe sipërmarrjeve.

Për Guvernatorin, ulja e kredive të këqija është një tregues pozitiv që do të ndihmojë në rigjallërimin e këtij sektori. Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është që brenda vitit kreditë e pakthyera të zbresin nën nivelin 20 për qind, një target i cili me shifrat e tremujorit të dytë tashmë duket gati i arritur.

Banka e Shqipërisë pret që në muajt në vazhdim të kemi një gjallërim gradual të ekonomisë, ndërkohë që vijon të mbetet nën vëzhgim situata në Greqi.

Guvernatori Sejko tha se vendi ka nevojë për përshpejtim të reformave strukturore në fushën e ekonomisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet