Qeveria, 40 milionë dollarë çdo vit për ish-pronarët

Aktualitet

tokaaQeveria shqiptare është zotuar përpara Këshillit të Europës, se çdo vit do të vendosë në dispozicion për kompensimin e pronarëve 5 miliardë lekë ose thënë ndryshe 40 milionë dollarë.

Përmes një plani paraqitur tek KiE, qeveria shqiptare shpreh angazhimi për kompensimin në masën 100% të tokës së konfiskuar sipas vlerës së tregut të përllogaritur me zërin kadastral, që prona ka pasur në kohën e shpronësimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në planin e veprimit nënvizohet se ligji i ri do të shfuqizojë atë aktual. Nëpërmjet tij, synohet që në harkun e 10 viteve të ketë përfunduar kompensimi i plotë i pronarëve, raporton “Panorama”.

“Procesi i pagesës për të gjitha vendimet që janë njohur për të drejtën e kompensimit duhet të përfundojnë brenda 10 viteve nga momenti që ka hyrë në fuqi ligji”, saktësohet në planin e veprimit “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.

Për ta bërë të mundur këtë, Ministria e Financës “detyrohet” të alokojë jo më pak se 5 miliardë lekë në vit, pra rreth 40 milionë USD. Ndarja e këtyre parave do të bëhet me këste duke respektuar rendin kronologjik të vendimeve që janë të formës përfundimtare.

ME TE LEXUARAT