Aventura e 4 shqiptarëve, bëjnë pushime me euro false në Greqi, rrezikojnë 20 vjet burg

Aktualitet

pol-greke

Katër të rinj nga Shqipëria kane menduar të gjejnë një mënyrë për të kaluar pushime në ishullin e Parosit ne Greqi duke i hyre nje aventure e cila i dergoi ata ne qelite e burgut helen.

Ata kane menduar te përdornin kartëmonedha të falsifikuara për të blerë produkte dhe shërbime të ndryshme në këtë ishull. Policia greke ka identifikuar grupin e shqiptarëve pasi u kapën duke paguar me para false teksa ishin me pushime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në prangat e policisë ranë dy të rinjtë shqiptarë 25 vjeç dhe 27 vjeç si dhe janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tyre 26-vjeçarë.

Gjatë arrestimit, dy shqiptarëve iu gjetën 50 euro të falsifikuara. Policia greke ka vendosur t’i etiketojë të rinjtë si grup të strukturuar të cilët blenin produkte të ndryshme, kryesisht kafe dhe ushqime të cilat i paguanin me eurot e falsifikuara.

Ndaj katër shqiptarëve rëndon akuza e falsifikimit të kartëmonedhave dhe pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.

Nisur nga akuzat e ngritura, të rinjtë shqiptarë rrezikojnë deri në 20 vite burg.

ME TE LEXUARAT