Tragjedi në plazhin e Vlorës, humb jetën 12-vjecari

Aktualitet

vloreeeNgjarje tragjike ne plazhin e Vlores ku një 12-vjeçar, është mbytur pasditen e sotme.

Lajmi eshte bere me dije nga policia e cila ka pohuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia tha se të miturit i është dhënë ndihma e shpejtë, por ai nuk ka mundur të shpëtojë.

Deklarata e policise:

Rreth orës 13:37, një fëmijë rreth moshës 12-vjeç, duke u larë anës bregut të detit, në lagjen "1-Maji", nën shoqërimin e nënës së tij, në vendin e quajtur "Plazhi i Vjeter", ka pirë shumë ujë deti dhe ka ngelur pa ndjenja.

Menjëherë Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ofruar ndihmën e parë, ndërkohe është shoqëruar me ndihmën e Ambulancës menjëherë në drejtim të Spitalit Rajonal të Vlorës, në gjëndje të rëndë shendetësore dhe ka nderruar jetë në ambientet e Spitalit rreth orës 14:05.

Viktima eshtë shtetasi: T.K., 12, vjeç banues në Vlorë. Policia po punon për shkaqet e ngjarjes së ndodhur.

ME TE LEXUARAT