Tiranë, dërgohet në gjyq dhëndërri që vrau vjehrrin në Kashar

Aktualitet

prokuroria14Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për hetim në gjykatë me akuzën e vjrasjes, dosjen hetimore ndaj Altin Sulkut, i akuzuar për vrasjen e vjehrrit të tij Lutfi Xhaferri dhe plagosjen e vjehrrës, Naime Xhaferri.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 17 maj të këtij viti në zonën e Kasharit, në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Naime Xhaferri është dëshmitarja kyçe në këtë proces. Në dëshminë e dhënë në prokurori, ajo ka deklaruar se më 17 maj, Sulku u ka dalë përpara dy bashkëshortëve, duke i akuzuar se kanë qëlluar me armë te shtëpia e tij një natë më herët.

Pavarësisht se kjo akuzë është hedhur poshtë menjëherë nga shtetasi Lutfi Xhaferri, i pandehuri ka qëlluar menjëherë me automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në këtë moment, shtetasja Naime Xhaferri ka tentuar t’i marrë armën, por është goditur me plumb në dorë. Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Shtetit.

Nën hetim është edhe babai i Altinit, Skënder Sulku. Ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

ME TE LEXUARAT