Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Tiranë, policia: Futbollisti polak u shtri në fushë, pretentoi goditjen, por aty s`kishte tifozë

kukesi-legiaaaPolicia e Tiranës hedh dyshime serioze për sjelljen e skuadrës polake që u përball me Kukësin mbrëmjen e kaluar në ndeshjen e pezulluar në stadiumin Qemal Stafa.

Sipas politisë futbollisti polak u shtri në fushë e pretendoi se u godit, në një zonë të fushës ku në fakt nuk kishte tifozë.

Deklarata e policisë

Më datë 30 Korrik 2015, përmes shkresave të mbërritura në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, se në datë 30 Korrik 2015, ora 20.00 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” Tiranë është planifikuar të zhvillohet ndeshja e Futbollit ndërmjet ekipeve F.K Kukesi – Lega Ëarszaëa(Poloni).

Policia e Tiranës, mori masat e duhura për zhvillimin normal të këtij aktiviteti. Nga ana e Komisariateve të Policisë Nr.1,2,3 në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, duke filluar nga ora 17.00, datë 30.07.2015, janë marrë masat paraprake lidhur me planizimin dhe vendosjen efektivëve për çdo Komisariat me detyrë dhe pozicionimi në vendet e caktuara për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Fillimi i këtij aktiviteti vijoji normalisht, efektivët u pozicionuan në ruajtje të mjedisit përreth dhe brenda stadiumit. Gjatë përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët e Kuksit u revoltuan me rezultatin duke e kontestuar atë, dhe të ashpërsuar kanë filluar reagim me tifozët kundërshtare duke tentuar të afroheshin me tribunën e tifozëve Polak. Në këto moment Policia ka shmangur kontaktin fizik duke i rikthyer tifozët e Kuksit në vendet e tyre.

Në minutën e 52 të ndeshjes së futbollit, është parë një lojtar i shtrirë, i cili u shpreh se është goditur nga një send i pacilësuar së cfarë ishte dhe drejtimi nga kishte ardhur goditja e lojtarit nuk është përcaktuar pasi zona në të cilën lojtari u rrëzua ishte pa tifozë.

Nga ana e albitrit u bë ndërprerja e aktivitetit sportiv dhe lojtarët u shoqëruan për në mjedisin e brendshëm nga ana e Policisë pa asnjë problem. Nga ky moment e në vazhdimi nuk është shënuar asnjë incident ndërmjet tifozëve apo hedhje sendesh ndërkohë që nga ana e përfaqësuesve të futbollit u mor vendimi për pezullimin e ndeshjes.

Në asnjë moment në fillim , përgjatë dhe në përfundit të këtij aktiviteti sportiv nuk është shënuar asnjë lloj incidenti pasi Policia ka qënë në gadishmëri të plotë deri në momentin që janë larguar tifozët pas vendimit të pezullimit të ndeshjes sportive.

Leave A Reply

Your email address will not be published.